Shakira dhe Gerard Pique, për herë të dytë prindër

Çifti i famshëm janë duke festuar ditëlindjen e një tjetër fëmije, dy vite pas ardhjes në jetë të Milan, djalit të tyre të parë.Këngëtarja e mirënjohur Shakira solli në jetë sërish një djalë, pas një ndërhyrjeje cezariane në qendrën spitalore” Quiron Tecknon” në Barcelonë.Pique dhe Shakira e bënë të ditur lajmin për ardhjen në jetë të fëmijës së tyre pas mesnate, ndërkohe emri i djalit të sapolindur ende nuk është zbuluar.Mbrojtësi i Barcelonës Pique 27-vjeç dhe Shakira 37-vjeçe  janë sëbashku që nga viti 2010 dhe romanca e tyre vijon të jetë si në fillim.