Berisha dhe Peleshi akuza e batuta, Meta: Keni qenë miq, mos e prishni
Me akuza dhe batuta është shoqëruar seanca e kësaj të enjte midis ish kryeministrit Berisha dhe numrit dy të qeverisë. Sipas Berishës, Peleshi ka lënë në harresë korçarët. Numrit dy i qeverisë ka ftuar ish kryeministrin ti cojë akuzat që ka në prokurori ndërkohë që në debat është përfshirë për të qetësuar situatën kryetari i parlamentit Ilir Meta.Sali Berisha: “Sa ka kushtuar unaza e Korçës, sa kanë kushtuar pallatet të cilat i janë dhënë zotërisë kryetar bashkie për t’ja dhënë romëve dhe ia dha militantëve socialistë, këtë që lumturuan xhepat e veta dhe përvetësojnë troje dhe vinë këtu na thonë se është bërë sa 20 vjet. Nuk është normale kjo, duan ta përdorin platformën për të na mashtruar se Korça i dëgjon të gjithë.”Niko Peleshi: “Si politikan i rafinuar në 40 vjet dini t’i rregulloni fjalët për të mos u përballur me Prokurorinë dhe thoni jeni akuzuar nga qytetarët. Nëse dikush nesër do gjejë kohë të merret me ju do thoni: “Prokurori unë thashë qytetarët”. Në atë kohë keni thënë dicka…pikturat e Vangjush Mios etj…ju kam dhënë nëse i dini…dhe keni folur nga vendi pa mikrofon. Keni thënë se i di unë ku janë, diku në Selanik dhe përrallat tuaja. Ju kam ftuar të shkoni në Prokurori vendin në Selanik apo ku e dini ju dhe të bëheni njëherë serioz pas kaq shumë vitesh në politikë”Niko Peleshi: “Më vjen keq për shoqen time të klasës për të cilën kam një konsiderate dhe ruaj në memorie kujtime shumë të mira të gjimnazit”Sali Berisha: “Përsa i përket fatkeqësisë së zonjës Qirici që ka pas në klasë atë (e ka fjalën për Peleshin), kjo nuk është përgjegjësi e zonjës Qirici, se në klasë nuk i zgjedh dot njerëzit”Ilir Meta: “Jo jo….Ju kur keni qenë kryeministër keni pasur bashkëpunim me zotin Pleshi. Tani vetëm se keni ndërruar pozicionin nuk ja vlen ta prishni këtë miqësi”Eleina Qirici: “Lakohet e lakohet shoqe klase po kemi qenë matura më e mirë, por jo shoqe klase, kemi qenë klasë paralele. Shokët e klasës i ke marrë në qeveri.