Heroinë drejt Shqipërisë, bllokohen 51 kg në Turqi, 5 në pranga
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2015, 12:44
Një kamion me targa shqiptare është kapur nga autoritetet turke me 51kilogramë heroinë. Droga kishte si destinacion Shqipërinë për t'u trafikuar më pas drejt vendeve të Bashkimit Evropian.Lajmi që bëhet i ditur nga media turke ku thuhet se lënda narkotike u gjet në një makinë e cila transportonte materiale hidro-sanitare, lavamanë dhe rubineta dushi.Kjo është video e momentit kur qentë e antidrogës kanë zbuluar sasinë e madhe të heroinës, në doganën Halkali të Stambollit gjatë kontrollit të ushtruar një automjeti me targa shqiptare.Nga kontrolli, doli se droga ishte e ndarë në 98 pako të lidhura me natriband. Menjëherë u prangosën nga policia turke 5 persona, si të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
