Përmbytjet në jug/ Pse nuk shpallet gjendja e emergjencës civile?
Tirane- “ Të vijë këtu në parlament dhe të thotë se çfarë po ndodh realisht. I takon atij si Kryeministër të informojë Parlamentin dhe shqiptarët, jo të bëjë si zyrtarët e tij që të acaruar sulmonin gazetarët, disa bile edhe vetë qytetarët e përmbytur”deklaroi Edi Paloka ne Kuvend.Por në mungesë të Kryeministrit që zgjodhi të jetë në zonat e përmbytura dhe jo në debatin e Parlamentit, informacionet për situatën e përmbytjeve në jug të vendit i dha zëvendës.Kryeministri Niko Peleshi.Në përgjigje të akuzave të demokratëve, ai sqaroi pse qeveria akoma nuk e ka shpallur gjendjen e emergjencës.Paloka: “ Ai nuk e shpall vetëm për këtë arsye, sepse nuk do t’ju paguajë dëmet atyre që janë përmbytur”Peleshi: “ Mos shpallja e gjëndjes së jashtëzakonshme është bërë për të mos paralizuar jetën e veprimtarinë në të gjithë qarkun për shkak të një zone ttë përmbytur pavarësisht se situata atje ka qenë dramatike”.Debateve të zjarrta për përmbytjet në vend nuk u ka shpëtuar dhe Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri. Teksa theksoi se qeveria është në gadishmëri të plotë, ai nuk e kurseu ironinë ndaj deputetëve demokrat për ndihmat e shpërndara.Tahiri: “Unë e kuptoj që është dhe një ndjesë e heshtur e juaja për rezervat e shtetit që na i latë bosh për të përballuar përmbytjet. 6 palë çizme, se di ku i çuat dhe çizmet, latë në rezervat e shtetit kur latë detyrën, ashtu siç latë arkën e emergjencës me 570 dollar gjithsej”.Spaho: “ Po pretendoni që e keni gjetur arkën bosh, depot e rezervës së shtetit bosh, këtë bosh e atë bosh, ore bëhuni serioz, keni dy vite që keni ardhur në qeveri akoma vazhdoni me atë që fajin e ka Saliu? “Në lumin e akuzava për keqqeverisje, mes palëve u rikthye në vëmendje dhe përmbytja e disa viteve më parë në Qarkun e Shkodrës.Tahiri: “ Në këtë moment gjeni rastin tu thoni qytetarëve se nuk duan t’ju dëmshpërblejnë prandaj nuk e shpallin gjendjen e jashtëzakonshme. Kush e thotë këtë? Ju që nuk i keni dëmshpërblyer në 8 vjet dhe që keni lënë 37 milion euro borxh? Kush e thotë këtë, ju? Keni ju merakun e qytetarëve për dëmshpërmblim, kur ndërkohë vetë keni shkuar atje i keni gën jyer saherë përmbytu hajt se ti kam dhe i keni lënë borxh”.Spaho: “ Po gjete një njeri në Shkodër që të thotë se nuk kam marrë shpërmblimin nga përmbytja e parë, ja unë këtu jap dorëheqjen”.Por teksa debatet u përqëndrua tek përmbytjet, akoma më i ashpër se nën.kryetari i Partisë Demorkatike Edmond Spaho, me Ministrin e Brendshëm dhe me qeverinë ishte sekretari i Përgjithshëm Arben Ristani.Ristani:“ Gënjeshtra dhe mashtrimi ka fytyrën e këtij( drejton gishtin nga Tahiri). Sepse këtu në këtë sallë e sfiduam dhe i thamë duhet në bazë të ligjit të shpallësh gjendjen e emergjencës civile.Dhe nuk e shpallin gjëndjen e emergjencës me të vetmen arsye se nuk duan t’ju dëmshpërblejnë”.Tahiri: “ Së pari njëherë mëso tamam termin se ke qenë zv. Ministër i Brendshëm dhe unë nuk di në ke bërë ndonjë punë, të hapësh ndonjëherë ligjin dhe të kuptosh se çfarë bëhet me kuadrin ligjor lidhur me emergjencat”.Ristani: “ Nuk duhen besuar këta mashtrues, por duhen përmbysur sa më parë”.[caption id="attachment_460431" align="alignnone" width="640"]
Në foto: Edi Paloka (majtas) ; Niko Peleshi (djathtas)[/caption] Replikat Ristani- TahiriArben Ristani: “Nuk duan tju dëmshpërbjenë. Prandaj nuk e shpallin gjëndjen e emergjencës. Gënjeshtra ka fytyrën e atij që nuk është këtu (flet për Edi Ramën). Nuk marrin dot asnjë ndihmë nga Brukseli nëse nuk shpallin gjëndjen e emergjencës civileSaimir Tahiri: Mëso termin se ke qenë zv. Ministër i Brendshëm. Nuk mund të paralizonim jetesën e një qarku të tërë, vetëm se në disa zona ishte përmbytje. Forcat operacionale ishin në gadishmëri të plotë. Ju nuk i dëmshpërblyet banorët e Shkodrës dhe i latë 37 milionë euro borxh. Përmbytu, hajt se ti kam …Ju nuk ishit fare të interesuar.. kur ishit në krye të qeverisë bënit vetëm fjalë.. Paloka: Rama të vijë në Kuvend të informojë. Meta: Ndodhet në zonat e prekura Kryetari i grupit të PD-së Edi Paloka kërkoi që kryeministri Edi Rama të vinte në Parlament për të dhënë informacion në lidhje me situatën.Kryetari i parlamentit informoi se Rama po inspekton zonat e përmbytura ndërkohë që zv/kryeministri dha informacionin mbi situatën e përmbytjeve.Edi Paloka: “Nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi situatën e përmbytjeve. Informacionin e kemi marrë nga deputetë të opozitës, medias. Prandaj kërkojmë që kryeministri të vijë e të raportojë me detaje për cdo gjë që lidhet me këtë situatë, deputetët duhet të informohen dhe të informojë për situatën.Rama të vinte në Kuvend e të raportonte mbi situatën.Ilir Meta: Rama ndodhet në zonat e përmbytura.Niko Peleshi: Ky është spekullim. Rama ndodhet në terren dhe nuk është të bëjë shoë me cizme si Basha por është në gjëndje gadishmëri e në cështje pune. Përmbytja nuk mund të shmangej totalisht pasi i kalonte strukturat shtetërore. Por pozitive është se nuk kemi asnjë jetë të humbur. Prioritet është shpëtimi i jetës së njerëzve dhe pasurisë së qytetarëve