Fier, 60-vjeçarja: Mundi i 30 viteve iku në një ditë

Dalja nga shtrati i lumenjve shkaktoi dëme të shumta në ekonominë e familjeve të përmbytura. Por, përtej fatkeqësisë natyrore njerëzit ankohen për mungesën e ndihmave.Feruze Tahiri nga fshati Ferras në Levan, me lot në sy thotë se sakrifica e 32 viteve punë u shkatërrua për një ditë.  Ajo jeton e vetme me një pension 130 mijë lekë ndërsa i shoqi ndërroi jetë vetëm 40 ditë më parë.60-vjecarja tregon se janë prishur të gjitha orenditë shtëpiake.Uji arriti në nivelin 2 m ditën e parë të përmbytjes duke i marrë edhe gjënë e gjallë. Në këtë gjendje 60-vjeçarja thotë se s'mund të laj dot as borxhet që ka marrë për ceremoninë mortore të të shoqit të saj.E diagnostikuar me sëmundje të ndryshme, Feruze Tahiri apelon për ndihmë, pasi për të kjo nuk është përmbytja e parë nga lumi, ndërkohë që deri më tani s'ka marrë asnjë ndihmë.