Përmbytjet në Novoselë, shumë biznese janë dëmtuar nga reshjet

100 milionë lekë është demi në biznesin e Dhimo Gucaj ne fshatin Fitore të Komunes Novoselë.Pasditen e së mërkurës disa mjete të zjarrfikeses kanë shkuar në banesën e Gucajt, ku kane bërë të mundur pastrimin e baltës.Sipas tij ky vit ka qenë katastrofik pasi asnjëherë Vjosa nuk ka bërë dëme si këtë vit. 60-vjeçari bën apel që të ndihmohet, pasi baxhos që familja e ka të vetmin mjet jetese, i janë shkatërruar komplet aparaturat.Nga përmbytjet në Novoselë, sipas deklarimev e të Kryekomunarit, janë dëmtuar rreth 70% e bizneseve. Fshati Fitore është ndër me të prekurit nga vërshimi i Vjosës.