“Në sytë e mi”, hapet në Shkodër ekspozita shëtitëse e foto-gazetarisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Shkurt 2015, 18:19
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Florian Raunig, ka qenë i pranishëm në Koplik, në shkollën e mesme “Sherif Hoxha”, për të hapur ekspozitën shëtitëse të foto-gazetarisë “Në sytë e mi”.Ekspozita është realizuar me punimet e mbi 80 nxënësve të shkollave të mesme nga Puka, Peshkopia, Malësia e Madhe dhe Korça.Ajo u prezantua për herë të parë nëntorin e shkuar, në Tirane. Pas Koplikut, ekspozita do të udhëtojë edhe në qytetet e tjera të përfshira në projekt.Prezenca e OSBE-së i trajnoi nxënësit lidhur me metodat e fotogazetarisë dhe i ftoi ata të përgatisin foto-ese nga jeta e përditshme, për t’u dhënë mundësinë veçanërisht gjimnazistëve të zonave të thella të shprehin talentin e tyre përmes fotografisë.