Marrëveshje Doganë-Tatime, bllokim bizneseve që kanë borxhe
Drejtoria e Doganave dhe Tatimeve kanë gjetur zgjidhjen për debitorët që tua mbledhin paratë borxh që i kanë shtetit.Sipas Drejoreshës së Doganave, Elisa Spiropali, asnjë prej atyre që kanë probleme me detyrimet tatimore, nuk do të mund të kryejnë dot veprime doganore dhe anasjelltas, duke iu bllokuar veprimtaria.Po sa është borxhi që kompanitë private i kanë shtetit nga detyrimet e papaguara?Shehaj: “Borxhi në administratën tatimore është i madh, është diku 74 miliard lekë. Po punohet, administrata tatimore ka bërë goxha ndryshim të madh që nga prodhimi i manualit për herë të parë në Drejtorinë e borxhit. Është bërë një punë shumë e mirë gjatë 2013 për mbledhje të detyrimeve të prapambetura”.Spiropali: “Borxhi është rreth 10 miliard por është shumë i konsiderueshëm për ne dhe problematik. Dhe kjo marrëveshje parashikon edhe këtë bashkëpunim mes nesh”.Marrëveshja e re e bashkëpunimit që u nënshkrua mes Drejtorisë së Doganave dhe asaj të Tatimeve ne qender te saj ka luften e perbashket kunder informalitetit dhe evazionit fiskal, aksesin në kohë kohe reale të te dhenave si dhe monitorim të kompanive gjatë zinxhirit fiskal.