Arrestimet për energjinë, opozita debate me Ministrin Gjiknuri

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike është i vështirë për tu realizuar.Gjatë prezantimit të projektligjit në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, Ministri Gjiknuri deklaroi se liberalizimi është një proçes që do kohë të realizohet. Në Komision pati debate në lidhje me aksionin e OSHEE dhe arrestimet e bëra në këtë kuadër.Tiranë- Deputetët e opozitës kanë kundërshtuar arrestimet për vjedhjen e energjisë elektrike.Gjatë diskutimit të projektligjit të ri për energjinë, deputetët Helidon Bushati dhe Dashamir Tahiri, kanë deklaruar se nuk është e drejtë që të arrestohen qytetarë vetëm se nuk kanë paguar energjinë elektrike.Por Ministri i Energjisë, Damian Gjknuri, sqaroi se nuk arrestohen borxhlinjtë, por ata që vjedhin energjinë.Bushati: “ Ky limit është më i ulët se limiti që aplikojnë Bankat për raste të ngjashme, domethënë ju po vendosni masa sekuestro më të rënda sesa i vendosin vetë Bankat”.Tahiri: “ Po ju kur keni HEC-et që nuk i keni paguar kaq kohë, a kanë të drejtë t’ju fusin ata në burg ju?”Gjiknuri: “ Nuk dënohet njeri dhe më vjen keq se është thjesht të spekulosh kështu, mpo nuk është dënuar njeri. Borxhliu nuk dënohet, është proçes civil. Edhe kjo masë vlen për ato vlera të mëdha të akumuluara për të mbrojtur konsumatorin.Sepse ndodh fenomeni rëndom në Shqipëri dhe këtë e dimë, që ngarkohen banesa të tëra me miliona lekë, gjoja ndërron pastaj ja kalon vëllait dhe thotë nuk kam më borxhe”.Diskutime në Komision pati edhe për liberalizimin e energjisë elektrike. Deputeti, Genc Ruli, deklaroi se pavarësisht iniciativave ligjore, liberalizimi është thuajse i pamundur.Ruli: “ Ka nevojë të liberalizohet, ndonëse deklarime aq optimiste dhe entuziaste një treg plotësisht të liberalizuar të energjisë ne as mundemi dhe as kemi takat ta bëjmë”.Por për Ministrin Gjiknuri liberalizimi është një proçes, i cili do të zbatohet në kohë.Gjiknuri: “ Astet publike do të jenë në funksion të publikut edhe për disa kohë. Nuk është kollaj sistemi i liberalizimit të tregut të energjisë elektrike”.