Shpëtimi i Greqisë, Athina kërkon një plan Marshall nga Merkel
Shpëtimi i Greqisë është Merkel: një plan i saj, i ngjashëm me planin Marshall. Kjo do të ishte trashëgimia më e çmuar e Kancelares gjermane.Kështu ka deklaruar Ministri grek i Financave, Janis Varufakis në Gjermani, duke shtuar se Berlini mund të përdorë fuqinë e tij për të bashkuar Europën.Teksa kryeministri grek Tsipras ndaloi në Bruskel, Ministri i Financave, Janis Varufakis, u vendos në Frankfurt të Gjermanisë, ku është takuar me kreun e Bankës Qëndrore Europiane, Mario Draghi, me të cilin ka diskutuar për Bankat greke dhe një shpërbërje të mundshme të Trojkës.Takimin me Presidentin Draghi e ka cilësuar të frytshëm, ndërkohë që për mediat gjermane ka deklaruar se Greqia kurrë nuk do të ketë defiçit buxhetor.“Kisha mundësinë ti prezantoj Draghit vendosmërinë e plotë dhe të palëkundur të Qeverisë sonë se me Greqinë nuk mund të bëhet biznes, siç është bërë zakonisht. Dhe këtu i refrehohem si reformave ashtu edhe popullit të dëshpëruar grek për kaq shumë vite, por edhe programit të shpëtimit i cili shkaktoi një krizë më të madhe humanitare”.Duke mos dashur të heqë dorë nga reformat, Varufakis shpjegon se ka kërkuar ndihmën e OSBE për të zhvilluar një program reformash.Ndërkaq kryeministri Tsipras është takuar me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, Presidentin e Këshillit Evropian Donald Tusk dhe Presidentin e Parlamentit Evropian Martin Schulz.Pas bisedimeve ai deklaroi se Greqia do të respektojë rregullat e Bashkimit Evropian dhe sëbashku do të gjejnë një zgjidhje."Unë jam shumë optimist se ne do të përpiqemi të bëjmë më të mirën, në mënyrë që të gjejnë një zgjidhje të përbashkët, të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme për të ardhmen tonë të përbashkët.Unë e di shumë mirë se historia e Bashkimit Evropian është një histori e mosmarrëveshjeve, por në fund të ditës, kompromiseve e marrëveshjeve, ne kemi vullnetin për të punuar në këtë drejtim”.Pas takimit të Tsipras me Presidentin e Francës Hollande mbyllet cikli i parë i negociatave greke me Bashkimin Europian, por burimet thonë se një marrëveshje definiteve pritet në takimin e jashtëzakonshëm mes Tsipras dhe Merkel, për të cilin mediat shkruajnë se do të mbahet më 12 shkurt.