Vokshi apel Ramës nga Novosela: Vish çizmet e zbrit në terren çfarë bëhet

Të krijohet menjëherë Shtabi i Emergjencave Civile dhe të ndihmojnë banorët e prekur nga përmbytja.Apeli vjen nga deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, gjatë inspektimit të fshatrave në komunën Novoselë. Ndërsa për banorët kjo është hera e parë që ndjehen totalisht pa mbështetje.Deputetja Vokshi i beri thirrje Kryeministrit Rama, të veshë çizmet e të zbresë në terren për të parë katastrofen me të cilën përballen banorët.Komuna Novoselë është një nga më të prekurat nga përmbytja që u shkaktua nga reshjet e rëna në fundjavë.