Vjosa kërcënon kaskadën e Selevecit, nëse çahet përmbytjet deri në Vlorë

Vijon alarmi nga rreziku i lumit Vjosa. Rritja e prurjeve të ujit përgjatë orëve të mbrëmjes, si dhe parashikimet e meterologëve për stuhi shiu me intensitet të lartë përgjatë natë së sotme dhe gjithë ditës së nesërme shtojnë edhe më tepër rrezikun nga ky lumë.Rreziku është konfirmuar edhe nga Kreu i komunës Noveselë Kanan Shakaj, sipas të cilit kaskada e Selevecit në Panaja të Vlorës është në kërcënim serioz nga lumi Vjosa. Dhe nëse ndodh kjo, çarjet e kaskadës do të përmbytnin edhe Vlorën.Novesela gjatë mesditës,  qetësohet moti. Banorët apel për ndihma ushqimoreReshjet intensive të shiut kanë ndaluar dhe kjo ka bërë që uji të tërhiqet nga zonat e përmbytura në Vlorë.Reth mesditës mbërritëm në Urën e Mifolit ku hasëm edhe vështirësinë e pare, pasi një pjesë e rrugës që lidh Fierin me Vlorën ishte e mbuluar nga uji.Me ndihmën e njërit prej banorëve të fshatit Fitore, i cili kishte në pronësi një gomone shkuam në fshatin Fitore.Banorët e këtij fshati tashmë kanë filluar që të pastrojnë shtëpitë nga balta e mbetur.Dëmet materiale në këtë zonë janë të konsiderueshme.Gjithçka në shtëpi ka dalë jashtë funksionimit, pavarësisht përpjekjeve për të shpëtuar diçka.Ndërkohë që banorët apelojnë për ndihma ushqimore. Por pavarësisht situatës ku ndodhen mikpritja është e njëjtë.Por në Novoselë më problem mbeten bagëtitë, pasi të mbjellat janë mbuluar nga uji dhe ka mungesë ushqimi.Të irrituar banorët kërkojnë që të merren masa për kullimin e tokave, duke i vënë përgjegjësinë qeverisë, pasi sipas tyre nuk ka ndërhyrë në pastrimin e kanaleve kulluese.Edhe pse koha është qetësuar, banorët përsëri jetojnë me rrezikun e rikthimit të përmbytjeve te dera pasi në ditët në vijim sipas parashikimeve priten përsëri reshje intensive.