Golemi në alarm, dëmtohet e tejmbushet rezervuari i Maskurisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2015, 20:01
Niveli i lartë i ujit ne rezervuarin e Maskurisë në zonën e Golemit si dhe rreshqija e dheut ne njërin krah të diges kanë sjellë çarjen e saj dhe nje situatë të rrezikshme për banorët, që janë tepër të shqetësuar nga situata e krijuar.Gjendja paraqitet shqetësuese edhe për Prefektin e Tiranës, Sadi Vorpsi, i cili ka deklaruar se po merren masat për mbajtjen në kontroll të situatës.Përpos masave të marra, rreziku ende nuk ka kaluar dhe problemi nuk mund të konsiderohet i zgjidhur.