Tre ditë nën pushtetin e ujit, banorët akuza Shtabit të Emergjencave për neglizhencë
Tre dite pas vërshimit të lumit Vjosë dëmet që shkaktoi përmbytja, sipas banorëve janë tepër te mëdha. Dhjetra shtëpi janë shkatërruar, mijra hektare toke janë permbytur ndërsa te mbjellat kanë shkuara dëm.Kjo është e vërteta e banorëve të fshati Fitore në komunën Novoselë, të cilët akuzojnë Shtabin e Emergjencave për neglizhence, ndërsa tregojnë se përballen edhe me mungesën e energjisë elektrike.Sipas banorëve katastrofa mund te ishte shmangur nëse pushtetarët do të merrnin në konsideratë sygjerimet e tyre për kanalet ujitese.Uji ka marrë pothuajse gjithçka dhe vendi i është lënë baltës së madhe. Mes lotësh kryefamiljarja, Dhurata Miho, tregon se po përsëritet historia e vitit 2005, pasi as atëherë nuk i erdhi asnjë ndihmë nga shteti.Ne disa nga zonat e permbytura uji ka arritur deri në një metër, ndërsa banorët kërkojnë që të paktën tu sigurohet ushqim për bagetitë.