Fondet për partitë politike, KQZ shpërndan 190 mln lekë për vitin 2015

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka ndarë tortën e fondeve për partitë politike, për zgjedhjet vendore të dates 21 qershor 2015, e cila në total do ti kushtojë buxhetit të shtetit 190 mln lekë.Ashtu sikurse pritej, pjesën më të madhe për shkak të vendeve të tyre në parlament e marrin dy partitë e mëdha Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, që të dyja sëbashku do të marrin 131 mln lekë të reja përkatësisht PS me 65 deputetë merr 73.7 mln lekë dhe PD me 50 deputetë do të marrë 57.2 mln lekë.Në bazë të ligjit të ri, "Për partitë politike", nga shpërndarja e fondeve nuk përfitojnë vetëm partitë parlamentare, por edhe ato jashtë parlamentit që kanë marrë me mbi 10 mijë vota në shkallë vendi.Në të tilla kushte, surprizë për këto zgjedhje ishte edhe fondi prej 3.5 mln lekë rë reja që i është akorduar Partisë Fryma e Re Demokratike, aktualisht jashtë parlamentit, ndërkohë që një vit më parë ligji i vjetër nuk i jepte më shumë se 323 mijë lekë të rinj.Miratimi i shumës prej 190 milionë lekët të reja, që do të kalojnë nga buxheti i shtetit në formë fondesh për partitë politike, ka kaluar pa kontestime nga anëtarët e KQZ, me 7 vota pro.Fondet për partitë politikePartia Socialiste 73.7 mln lekëPartia Demokratike 57.2 mln lekëLëvizja Socialiste për Integrim 20.5 mln lekëPartia për Drejtësi Integrim e Unitet 7.5 mln lekëPartia Republikane 6.6 mln lekëPBDNJ 4.1 mln lekëPartia Kristian- Demokrate 4.1 mln lekëFryma e Re Demokratike 3.5 mln lekëPartia Demokracia Sociale 3.1 mln lekëPartia Social Demokrate 3.1 mln lekëPartia Demokristiane 3.1 mln lekëAleanca Kuq e Zi 3.1 mln lekë