Shkodër, rrëshqitjet e dheut bllokojnë pjesërisht rrugën Shkodër-Vau Dejës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Shkurt 2015, 20:13
Shembja e kodrës në fshatin Ganjollë të komunës Gur i Zi prej një muaji tashmë ka bllokuar njërin krah të rrugës nacionale Shkodër - Vau Dejës.Rreziku gjatë kalimit është i lartë pasi shembja e dherave vijon ende. Drejtuesit e automjeteve apelojnë për ndërhyrje, pasi një pakujdesi e vogël mund të çojë në aksident.Autoriteti Rrugor i Veriut i kontaktuar për këtë rast, bëri me dije se janë bërë matjet në terren dhe projekti për riparimin e rrugës Shkodër Vau i Dejës është dorëzuar në Ministrinë e linjës.Pritet që javën e ardhshme të jepet sinjali nëse kalon fondi i emergjencës, që më pas të ndërhyhet. Kujtojmë se kur Shkodra ishte e izoluar, për shkak të përmbytjeve kjo rrugë ishte e vetmja urë lidhëse me kryeqytetin.