BSH pa Kryeinspektor, Meksi kërkon të plotësohet vendi bosh

Roli i inspektorit të Bankës së Shqipërisë dhe kompletimi i këtij insitucioni me të gjithë anëtarët, do ta bëjnë këtë institucion financiar të aftë për të përballuar sfidat që e presin.E ftuar në “Ditë e re Weekend” të Ora News, anëtarja e Këshillit Mbikqyrës të BSH-së, dhe ekspertja e ekonomisë Ermelinda Meksi, e paraqiti kështu situatën:Ermelinda Meksi: “ Kompletimi i munguar për një kohë të gjatë qoftë me Guvernatorin, zëdhënësin, anëtarët e Këshillit Mbikqyrës të munguar, por veçanërisht edhe me Inspektorin e Përgjithshëm do ta kompletojë këtë institucion për të përballuar sfidat që e presin sepse ka qenë një periudhë me të vërtetë e vështirë”.Ndryshimi i normës bazë të interesit nga Banka e Shqipërisë është një politikë e drejtë sipas Meksit pasi nxit rritjen ekonomikeErmelinda Meksi: “Ndërhyrja e politikës monetare është me efekte afatshkurtra, por nëse ajo respekton pikërisht objektivin e saj , stabilitetin e çmimeve, pikërisht këto çmime krijojnë mundësi që të ndërhyjnë në faktorët e kërkesës agregate afatgjatë dhe të stimulojnë në afatgjatë rritjen.”Referuar situatës ekonomike në Greqi, Meski nuk e shikon si opsion të mundshëm ndarjen e shetit grek nga zona euro.“Unë besoj se nuk ka gjasa që të kemi një largim të Greqisë nga Eurozona pasi nuk është në interes të askujt. Në rradhë të parë të vetë Greqisë, e cila pas tre vjetësh të diskutojë një Grek-exit kundrejt asaj që është diskutuar tre vjet më parë, kur situata nuk është më e keqe, përkundrazi ka patur tregues relativisht përmirësimi në periudhën e afërt.”/Oranews.tv/