Berat, BE kërkon më shumë vëmendje ndaj komunitetit rom

Berat-Investimet e BE-së në qytetin e mbrojtur të UNESCO-s kanë cuar diplomaten Vlahutin në Berat. Për ambasadoren e BE në Shqipëri, e pritur nga kryebashkiaku Fadil Nasufi vëmendje të vecantë, Berati duhet t'u kushtojë komuniteteve."Për ne komunitetet janë shumë të rëndësishme, janë themelet e Bashkimit Evropian. Mënyra më e mirë për vendin për rrugëtimin drejt BE është përfshirja ambicioze e komuniteteve. Investimi tek komunitetet është një nga synimet tona, për të ndryshuar për mirë jetën e qytetarëve. Arsimi është një pikë e rëndësishme për cdo individ. Gjithashtu ruajtja e promovimi i trashëgimise kulturore është një pikë shumë e rëndësishme që Shqipëria ka për t'ia treguar evropës, duke përfshirë edhe dialogun ndërfetar."Në Berat, Bashkimi Evropian ka investuar për një qendër multifunksionale për komunitetin rom, si edhe në lagjen muzeale "kala", në funksion të rivitalizimit të trashëgimisë kulturore.