Shqipëri-Kosovë të angazhuara për luftën ndaj krimit ndërkufitar
Shqipëria dhe Kosova angazhohen për luftë të përbashkët ndaj krimit ndërkufitar. Në një tryezë me përfaqësues të lartë të dy vendeve të mbajtur në Prizren, ushtruesi i Detyrës të Prokurorit të Përgjithshëm të Kosovës Sylë Hoxha kërkoi që të rritet bashkëpunimi.2014- ka rritur nivelin e kriminalitetit ndërkufitarë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Deklarata vjen nga Ushtruesi i Detyrës, i Prokurorisë së Përgjithshme të Kosovës Sylë Hoxha, në një tryezë të përbashkët në Prizren mes dy palëve të përfshira.Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, dhe Prefekti i Qarkut të Kukësit, kërkuan që të rivitalizohet vija kufitare Shqipëri-Kosovë për zhvillimin e vazhdueshëm të komuniteteve.Të pranishëm ambasadorë të akredituar në Kosovë, kanë theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit, mes shqiptarëve, duke shtuar se kufiri që ata i ndan, të jetë thjeshtë imagjinar.