Greqia i thotë "jo" Trojkës dhe shtyrjes së programit të shpëtimit
Qeveria greke nuk do të bashkëpunojë me misionin e Bashkimit Europian, as me Fondin Monetar Ndërkombëtar, si dhe nuk do të kërkojë asnjë shtyrje të programit të shpëtimit. Kështu ka deklaruar ministri grek i Financave Janis Varoufakis pas takimit me kreun e grupit të ministrave të Financave të zonës euro Jeroen Dijsselbloem.Varoufakis tha se Athina ka planifikuar të implementojë reforma për ta bërë ekonominë më konkurruese, por nuk do të pranonte një "krizë të vetëushqyer" të deflacionit dhe borxheve.Qeveria greke kërkon bashkëpunimin maksimal me institucionet e zonës euro dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar, por programin e komitetit tre palësh, i njohur ndryshe si trojka ne e konsiderojmë anti-evropian. Ky komitet është i strukturuar dobët dhe ne nuk bashkëpunojmë me të, deklaroi VaroufakisPas kësaj deklarate të fortë por të pritshme dhe të bërë të ditur gjatë gjithë fushatës që i coi në fitore, Jeroen Dijsselbloem i bëri të ditur qeverisë së re të respektojë kushtet e marrëveshjes ekzistuese mes Greqisë dhe eurozonës, duke siguruar mbështetjen e Bashkimit Europian ndaj Greqisë."Është me rëndësi të madhe që Greqia të mbetet në rrugën e rimëkëmbjes. Kjo kërkon angazhim në procesin e reformave dhe për qëndrueshmërinë fiskale. Duke marrë hapa të njëanshëm, ose duke injoruar marrëveshjet e mëparshme, nuk është rruga e duhur , shprehet Jeroen Dijsselbloem, duke shtuar se problemet nuk zgjidhen brenda natës.Vizita e Dijsselbloem në Athinë vjen pas asaj të kryeparlamentarit të Bashkimit Europian, Martin Shulc, pas fitores dërrmuese të SYRIZA në zgjedhjet e 25 janarit. Ai u takua edhe me kryeministrin e ri të Greqisë Aleksis Tsipras, i cili e përshëndeti vizitën e Dajselblëm si një mesazh pozitiv nga partnerët evropianë të Greqisë.