Shpronësimet për Gjanicën, banorët që preken akuza për mungesë transparence

Mbërritja e këstit të parë të shpronësimit në kuadër të projektit për lumin Gjanica, ka shqetësuar banorët që preken prej tij.   Projekti sipas banorëve po shoqërohet me mungesë transparence, pasi nuk dihet si do procedohet me ata që kanë mbivendosje pronësie, apo personat që i kanë objektet në proces legalizimi.Teksa ka mbërritur kësti i parë prej 450 milionë lekësh për dëmshpërblimin e 33 prej objekteve të hipotekuara që ndodhen përgjatë brigjeve të lumit Gjanica në Fier, qytetarë të tjerë denoncojnë padrejtësitë që u është bërë me mbivendosjen e pronës.Arben Myzeqari shpjegon se e ka privatizuar tokën ku ka ndërtuar biznesin e tij, në 2010-n si shtetërore nga ALUIZNI, ndërsa një vit më pas i njëjti institucion ia ka dhënë të drejtën e pronësisë një tjetër personi.  Ai thotë se askush se ka informuar se cdo bëhet me pronën e tij.Një tjetër qytetar Fierak i trembet projektit të Gjanicës. Bujar Hoxha ka ndërtuar banesën në lagjen informale Sheq i Madh, dhe ndonëse është në proces, ende nuk ka në dorë certifikatën e pronësisë.Kryeinspektori i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor në Fier Ferdinand Muskaj njofton se është Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit ajo që ka caktuar tarifën e dëmshpërblimit dhe kriteret për të përfituar.Aktualisht zyrtarisht janë 112 objekte që pritet të prishen ndërsa vetëm vlera e projektit të lumit Gjanica shkon afërsisht në 50 milionë lekë të reja, pa përfshirë shpronesimet e objekteve.