Qendra Komunitare në Lezhë, Kodheli prezanton projektin në ambientet e shkollave
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2015, 20:54
Lezhe-Shkollat do të kthehen në qendra komunitare gjatë orëve të pasdites. Ministrja e Mbrojtjes gjatë një vizite në Lezhë deklaroi se do të bëjë të gjitha përpjekjet për gjetjen e fondeve për të realizuar këto projekteMinistria e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka prezantuar në Lezhë projektin për kthimin e ambienteve të shkollave në qendra komunitare gjatë orëve të pasdites. Ministria premtoi se do të lobojë tek të gjitha institucionet e rëndësishme ndërkombetare për gjetjen e fondeve për të realizuar projektet e nxënësve.Ministrja Kodheli nuk ka pranuar të komentojë përfshirjen e ushtarakut të lartë të forcave të armatosura në trafikun e drogës nga Maroku drejt Spanjës, por u bëri thirrje të rinjve lezhjanë të rekrutohen në Forcat e Armatosura.