Presidenti i ri i Italisë është Sergio Matarella. Renzi e uron i pari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 31 Janar 2015, 13:15
Sergio Mattarella zgjidhet Presidenti i ri i Italisë. Kandidati i kryeminsitrit italian Mateo Renzi arriti të marrë 2 të tretat e nevojshme në raundin e katërt të votimit në parlament, pas dështimit të tre raundeve të tjera.Menjëherë ka ardhur edhe urimi i kryeministrit: Punë të mbarë president. Rroftë Italia.
Buon lavoro, Presidente Mattarella! Viva l'Italia— Matteo Renzi (@matteorenzi) January 31, 2015 Presidenti i ri italian mori 664 vota, vetëm 9 më pak nga kuorumi prej 673 vota.Rezultati ka përmbysur parashikimet, pas situatës së vështirë të krijuar jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës italiane, por edhe brenda vetë Partisë Demokratike të Renzit, i cili e pranoi se emri i Matarellës nuk ishte konsensual.Por gjithsesi ja ka dalë dhe mënjëherë pas numërimit të votave, kryeministri Renzi ka shkruar në Twitter. Punë të mbarë president, Rroftë Italia.Gjithashtu paraardhësi i Matarelës, Giorgo Napolitano ka reaguar pas votimit, duke u shprehur i kënaqur me zgjedhjen e gjykatësit si pasues i tij në postin e presidentit.Teksa e gjithë salla e parlamentit ka duartrokitur presidentin e ri të vendit, Mateo Renzi ka falendruar Partinë Demokratike për seriozitetin e treguar në këtë proces të rëndësishëm.Opozita italiane shpresonte në dështimin e katër raundeve, duke pretenduar zgjedhje të parakohshme./Oranews.tv/