Itali, dështojnë tre raunde për zgjedhjen e Presidentit, i katërti të shtunën

Kanë dështuar të dy raundet e mbajtur të premten gjatë gjithë ditës në parlamentin italian për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Një rezultat i pritshëm ky,  pas dështimit të votimit të enjten dhe situatës së krijuar mes grupeve parlamentare për kandidaturën e kryeminsitrit Matteo Renzi,Sergio Mattarella.Asnjëri nga kandidatët nuk ka mundur të arrijë kourumin prej 673 votash, i cili është i barabartë me dy të tretat e asamblesë.  Por i njëjti kryemistër që mbështeti kandidaturën e tij të enjten, Matarelën, një ditë më pas  pranon se emri i gjykatesit nuk ishte zgjedhur në unanimitet, duke bërë thirrje për përgjegjësi kombëtare.Renzi sërish bëri një apel për të votuar Matarelen, duke e quajtur një shërbëtor të shtetit dhe një përsonalitet të respektuar gjerësisht. Raundi i katërt mbahet të shtunën dhe nis në orën 9:30 minuta, ku për zgjedhjen e presidentit të ri do të mjaftojnë vetëm votat e mazhorancës, që është e barabartë me 505 vota.