Në mars nis programi i ri për Cirkun Kombëtar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2015, 19:57
Në muajin mars nis një program i ri artistik në cirkun kombëtar. Një spektakël i quajtur "Guide" i cili vjen në bashkëpunim më drejtorinë arsimore rajonale.Projekti do të zhvillohet në formën e një konkursi ku pjesëmarrëse do të jenë 60 shkolla të ciklit 9 vjecar. Për drejtorin e cirkut Kujtim Dumi projekti do të jetë një mundësi që nxenësit të testojnë njohuritë e tyre jo vetëm në kërcim por edhe në histori dhe gjeografi:Projekti do të zhvillohet në dy faza. Faza e parë nis në muaj mars dhe përfundon në maj nga ku do të përzgjidhen 30 shkolla dhe faza e dytë është ajo përfundimtarja ku do të shpallen edhe fituesit.