Siguria ushqimore, projekti në qendrën e Arsimit të Formimit Profesional
Një qëndër e re kontrolli ushqimor do të funksionojë në Tiranë shumë shpejt falë një projekti të financuar edhe nga USAID. Laboratori me aparatura të specializuara do të jetë pranë një qendre të arsimit profesional ku sipas ministres se Arsimit do të ketë shumë specialist bujqësorë.Banorët e kryeqyteti duket se do të konsumojnë ushqime më të kontrolluar. Në Tiranë do të ngrihet një pikë e re që do të kontrollojë dhe sigurojë ushqimet që konsumojmë, përmes disa aparaturave të specializuara.Projekti është pjesë e një qendre të arsimit dhe formimit profesional. Gjatë përurimit ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, tha se me anë të tij synohet të sillen më shumë specialistë bujqësor ashtu sikurse veterinarë.Lindita Nikolla: “Për të realizuar atë që është prioritet i qeverisë shqiptare, por edhe prioriteti i arsimit të lartë për të qasur gjithnjë e më mirë cilësinë e profesionistëve të rinj me atë që kërkon sot tregu i punës. Ministria e Arsimit dhe qeveria shqiptare do t’i japë projekteve të tilla duke shërbyer si një urë lidhse për të rritur punësimet”Qendra e re pritet të përfundojë punimet gjatë verës së këtij viti, dhe do të mbulojë dy nga problemet më të rëndësishme në Shqipëri: Laborator i sigurisë ushqimore si dhe laborator I mbrojtjes së shëndetit ndaj kafshëve.