Denar Biba zgjidhet nënkryetar i KQZ me 4 vota pro
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2015, 18:44
Denar Biba, është zgjedhur nënkryetar i Komisionit Qëndror të zgjedhjeve, duke marrë 4 vota pro kundrejt 3 votave që mori kolegia e tij Edlira Jorgaqi.Në këtë mënyrë pas rreth 2 vjetësh jo në eficencë të plotë, institucioni kryesor që menaxhon zgjedhjet në Shqipëri është plotësuar, duke u bërë i gatshëm të marrë vendimet që kërkojë shumicë votash, për përgatitjen e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit.Një ditë më parë, ishte parlamenti që miratoi 3 anëtarët e majtë, Denar Bibën dhe Edli Jorgaqin për Partinë Socilsite si dhe Gëzim Veleshnja për Lëvizjen Socialiste për Integrim.