Klima e biznesit në Shqipëri dhe pronat, shqetësim për Komisionin Europian
Klima e biznesit në Shqipëri dhe pronat, janë shqetësim për Komisionin Europian.Përtej nismave ligjore të qeverisë, për të afruar investitorët e huaj dhe për ti dhënë zgjidhje çështjes së pronave, KE vijon të ketë rezerva për dy çështjet.Shqetësimin e ka ngirutr vetë Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Europian, Christian Danielsson në takimin që pati me Presidentin e Republikës Bujar Nishani.Sic njofton zyra e shtypit, Danielsson u shpreh se Komisioni Europian do të vazhdojë të investohet në Shqipëri, dhe se 5 prioritetet janë plotësisht të qarta, por fokusi duhet të zgjerohet edhe përtej, duke sjellë si shqetësim klimën e biznesit në vend, si dhe çështjen e pronësisë.Nga ana e tij, presidenti vlerësoi angazhimin e Bashkimit Europian, përfshirë Komisionin dhe Parlamentin Europian, të cilët po bëjnë çdo përpjekje që Shqipëria të shënojë progres jo vetëm në përmbushjen e 5 prioriteteve, por edhe për konsolidimin e parimeve dhe standardeve demokratike dhe europiane.Kreu i shtetit theksoi se kryefjala e suksesit të reformave në vend është gjithëpërfshirja, jo thjesht dhe vetëm në optikën e ngushtë partiake, por duke përfshirë ekspertizën më të mirë vendase dhe europiane.Në kuadër të vizitës në Tiranë për përrparimin e Shqipërisë në pesë përparësive kyçe drejt unionit, Danielson është i takua dhe me Kryetarin e Parlamentit Ilir Meta, Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e opozitës Lulzim Basha.Në takimin me kryeparlmentatrin, Danielsson ka vlerësuar marrëveshjen mes opozitës dhe mazhorancës duke theksuar se Komisioni Evropian është miku më i mirë i Shqipërisë përgjatë procesit të integrimit dhe se marrëdhëniet e ngushta me Kuvendin do të intensifikohen më tej në funksion të përmbushjes së prioriteteve.Ndërsa kryetari i Kuvendit Meta ka nënvizoi se axhenda e reformave të nisura dhe përmirësimi i standardeve të qeverisjes do vijnë duke u forcuar.Ndërsa kreu i opzoitës e ka shfrytëzuar takimin me Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit pranë Komisionit Europian, për ti shprehur shqetësimin për rritjen e kriminalitetit në vend dhe depërtimin e krimit deri në nivelet më të larta të qeverisjes.Kryetari i Partisë Demokratike vlerësoi se dekriminalizimi është një proces jetik për vendin.