Pogradec, mbyllen galeritë e rrezikshme në miniera

Mbyllen galeritë e rrezikshme të minierave të vjetra në Pogradec, të cilat ndër vite kanë marrë jetë njerëzish.Kryeministri Edi Rama vizitoi një prej galerive të braktisura e cila pas ndërhyrjeve teknike është bërë e pa aksesueshme. Sipas drejtorit të Repartit të Inspektimit dhe të Shpëtimit të Minierave, gjatë këtij viti me fonde të qeverisë, në të gjithë Shqipërinë janë mbyllur 119 gryka galerish që paraqisnin rrezikshmëri të lartë."Nisur nga situatat që kanë ndodhur në minierat e vjetra të braktisura në vite, ku dhjetëra njerëz kanë humbur jetën në këto punime, me fondet të qeverisë u bë e mundur që gjatë këtij vit u mbyllen 119 gryka galerish në të gjithë territorin e Shqipërisë. Janë mbyllur 53 galerinë rrethin e Korçës, 40 në Pogradec, 13 në Librazhd, 9 në Tiranë dhe 4 në Tepelenë. Një galeri nga më të rrezikshmet ku mund të ndodhnin aksidente është dhe kjo galeri që kemi përballë, mbylljet janë bërë me mur betoni,  janë mbushur me dhe ose janë bërë shembje me mina".Që pas ngjarjes ku mbetën viktima 5 shtetas në minierën e fshatit Beragozhdë në Pogradec  Ministria e Energjetikës deklaroi se do të niste një proces verifikimi për të gjtiha minierat e rerzikshme dhe se do të mbyllte secilën prej tyre që ishte problem.