Rusia nuk heq dorë nga plani miliarda dollarësh për modernizimin e ekonomisë

Pak orë pasi NATO e veçoi Rusinë si rrezik të mundshëm, ministri rus i mbrojtjes, Sergej Shoigu,deklaroi se nuk do të lejojë askënd të fitojë epërsi ushtarake ndaj vendit të tij dhe se do të realizonte planin për të modernizuar forcat e armatosura deri në vitin 2020.Rusia është goditur rëndë nga skanksionet ekonomike të perëndimit pas aneksimit të Krimesë dhe rolin negativ në krizën e Ukrainës. Vendi pritet të futet në reçesion ekonmik këtë vit, por ministri tha se do të vazhdojë me zbatimin e planit miliarda dollarësh të aprovuar nga presidenti Vladimir Putin."Detyra e caktuar nga presidenti, ndalimi që asnjë shtet tjetër të kalojë ushtarakisht Rusinë, do të realizohet me çdo kusht. Duhet të zhvillojmë forcat strategjike bërthamore, të rrisim stafi ushtarak dhe të gjithë divizionet, tokësore, detare dhe ajrore"Rusia pritet të shpenzojë rreth 20 trilionë rubla, ose 286,62 miliardë dollar për modernizimin e ushtrisë. Në muajt e fundit, që ngjasojnë së tepërmi me fillimin e Luftës së Ftohtë, Rusia ka kritikuar NATO-n për zgjerimin drejt vendeve të lindjes. Avionët ushtarakë rusë kanë shtuar patrullimin e tyre të paautorizuar në zonën europiane, sidomos në vendet e balltikut. Britania e Madhe thërriti të enjten ambasadorin rus në Londër për të dhënë shpjegime për fluturimet e fundit në kanalin e La Manshit që detyuruan ndryshimin e trafikut të aviacionit civil britanik