Masakra e Srebenicës, mbeten në fuqi dënimet për 5 ish-udhëheqësit ushtarakë serbo-boshnjakë
Gjykata e OKB për Jugosllavinë la në fuqi dënimet për pesë ish-udhëheqësit ushtarakë serbo-boshnjakë, në lidhje me masakrën e Srebenicës në vitin 1995, në të cilën mijëra burra dhe djem myslimanë u ekzekutuan.Ata kishin apeluar dënimet e tyre të përjetshme në vitin 2010, për krime lufte dhe genocid. Dhoma e Apelit në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë shpalli Vujadin Popoviç dhe Ljubisha Beara, dy ish-shefat e sigurisë së ushtrisë serbe, fajtorë për gjenocid, shfarosje, vrasje dhe persekutim. Ata ishin dënuar me burgim të përjetshëm për agresion dhe shkatërrim ndaj grupe njerëzish të përzgjedhur në bazë të etnisë së tyre.Drago Nikoliç, një tjetër ish-shef i sigurisë u shpall fajtor për krime lufte, duke përfshirë vrasje dhe persekutim dhe u dënua me 35 vjet, ndërsa Radivoj Mileticit iu ul dënimi nga 19 në 18 vjet burg. Vinko Pandureviç iu la dënimi me 13 vjet burg.Masakra ndodhi pak muaj para përfundimit të luftës në Bosnje, kur rreth 20 mijë refugjatë u strehuan në Srebrenicë për t'u shpëtuar forcave serbe. Për këtë ngjarje, e konsideruar një ndër më tragjiket dhe të errëtat në historinë europiane pas holokaustit, janë akuzuar për genocid edhe udhëheqësit serbo boshnjakë Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, gjykimet e të cilëve janë ende në vazhdim.