Libri “Tropoja e Mrekullive shpirtërore”, vlerat tradicionale të këtij populli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Janar 2015, 18:36
44 vite studime janë të përmbledhura në librin “Tropoja e Mrekullive shpirtërore”.Ka qënë Oda e burrave shtysa themelore e cila ka inkurajuar dhe nxitur autorin Skënder Haklaj të studiojë e shkruajë për vlerat tradicionale shpirtërore e Kulturore të popullit.Për konsulentin e librit dhe njëkohësisht akademikun Vaso Tole "TROPOJA E MREKULLIVE SHPIRTËRORE" vjen pasi është studiuar me kujdes cdo traditë e cila deri më tani ka qënë e panjohur edhe për vetë krahinën për të cilën ai flet.Libri është promovuar në ambientet e akademisë së shkencave në kryeqytet nën ritmin e valleve dhe këngëve tropojane.