Urdhëri i infermierit: Imazhi ka ndryshuar, por duhet bashkëpunim me qeverinë
Problemet etiko-profesionale te bluzave të bardha janë ngritur si shqetësim i urdhërave te tyre. Urdhëri i infermierit në një komunikm të fundit për median thotë se etika nuk është më në nivelin e mëparshëm të përkeqësuar. Urdheri thotë se infermierët kanë ndryshuar sjellje me pacientët dhe familjarët e tyre.Ky insitucion thotë se ka ndryshuar edhe paraqitja e infermierëve nëpër institucionet shëndetësore, ka ndryshuar kultura e punës së tyre.Urdhëri i infemierit zotërohet se do të vijoj të mbrojë të edukimin dhe të drejtat e tyre por paralajmëron institucionet se nëse nuk do të bëjmë politika të tilla bashkëpunimi, vlerësimi dhe të dëgjimit të zërit të tyre apo t'i trajtojmë thjesht si ushtarë me komandë, nesër këtu do mbeten vetëm të paaftit, sepse më të aftit do të shkojnë në Evropë.