Vijon tensioni në kufi me Libanin, forcat izraelite në gjendje alerti

Forcat izraelite janë në gjendje alerti edhe një ditë pasi dy ushtarë dhe një pjestar i misionit paqeruajtës të OKB-së humbën jetën gjatë një sulmi të grupimit libanez Hezbollah në kufirin mes dy shteteve. Trupa të shumtë janë vendosur në vijën kufitare dhe rrugët janë bllokuar.Ministri izraelit i Mbrojtjes, Moshe Jalon, tha se kishin marrë një mesazh nga organizata paqeruajtëse e OKB-së në Liban sipas të cilit Hezbollahu nuk do të ndërmerrte më sulme, por vetë drejtuesit e grupimit nuk dhanë asnjë koment nga Bejruti.Ushtarët izraelitë u vranë pas një sulmi me predha ndaj një karvani me armatime dhe mendohet të ketë ardhur si hakmarrje ndaj sulmit ajror të kryer prej Izraelit në Siri në 18 janar, ku mbetën të vrarë dia pjesëtarë të Hezbollahut dhe një gjeneral Iranian.Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu e dënoi sulmin dhe tha se përgjegjësit do të paguanin për këtë krim.Sulmi i Hezbollahut, një ndër më të dhunshmit që prej luftës së vitit 2006 mes palëve është mbështetur edhe nga organizata palestineze, Hamas, ndërsa pranë kufirit një numër i vogël libanezësh kanë festuar për vrasjen e dy ushtarëve.