Testimi i administratës do të nisë brenda 6 mujorit të parë të këtij viti
Edhe nëpunësit civilë do ti nënshtrohen testimit. Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Milena Harito tha në Ora News se testimi do të nisë brenda 6 mujorit të parë të këtij viti. Nga ana tjetër, Harito hodhi poshtë pretendimet për trukim të konkurseve në administrate,duke nënvizuar se fiton vetëm meritokracia.Tiranë- As administrata publike nuk do ti shpëtojë testimit. Në studion e “Ditë e Re” në Ora News, Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën, Milena Harito, tha se proçesi që do të nisë brenda 6 mujorit të parë të 2015, do të bëjë një vlerësim të nëpunësve të shtetit.Harito, tha se ata që nuk do të rezultojnë në nivelin e duhur do tu nënshtrohen trajnimeve, por nëse edhe pas këtij hapi nuk janë të aftë të mbajnë vendin e punës do të duhet ta lirojnë atë.“ Ligji fuste një standard krejtësisht të ri për hyrjen në administratë. Por me të drejtë, këta të rinj që hyjnë thonë po dakord ne kaluam të gjithë këtë proçes selektimi shumë të fortë dhe do të kemi, do të kenë në fakt një nivel ekzigjence përsëri shumë të fortë siç gjithë administrata po vihet në trysni që të performojë. Me të drejtë thonë, po ata që janë aty? Pra kjo çështje duhej zgjidhur, duhet ngritur i gjithë niveli i administratës.Dhe kemi futur në ligj një risi që në proçesin e vlerësimit të administratës aktuale, i cili ekzistonte nuk është diçka që nuk ekzistonte, kemi futur disa elementë të rinj, përsëri të sekretuar sepse në asnjë rast nuk duam që kjo të shihet si një çështje politike.Për këtë arsye në ligj është shkruajtur që proçesi i testimit duhet të jetë i sekretuar edhe ai dhe kjo do të japë mundësinë në radhë të parë të vlerësojmë gjëndjen e administratës aktuale, në radhë të dytë për ata që nuk e kanë nivelin detyrimisht do tu afrohen trajnime dhe pastaj nëse nuk arrijnë të mbajnë vendin e punës… Nuk mund të jap një datë të saktë për testimin, por besoj që gjatë semestrit të parë të këtij viti do të fillojë”.Duke folur për konkurset, ministrja Harito hodhi poshtë dyshimet për trukim dhe ftoi këdo të diplomuar të aplikojë pasi në fund ajo që fiton është meritokracia.Ministrja Harito tha se në bazë të këtij sistemi të ri që po aplikohet tashmë janë vetë kandidatët ata që në bazë të pikëve do të zgjedhin institucionin ku do të punojnë dhe nuk është më institucioni që zgjedh punonjësit.