Franca video kundër rekrutimit të xhihadistëve, tregon tmerret e IS
Paris- Qeveria e Francës ka publikuar një video online, me qëllim që të shkurajojë të rinjtë nga bashkimi me grupet militante në Lindjen e Mesme.Videoja dyminutëshe përmban skena të rënda të konfliktit dhe ekzekutimit, dhe është pjesë e përpjekjeve të Francës që të ndalojë rekrutimin e të rinjve, proces që në pjesën më të madhe të rasteve bëhet përmes internetit.Mbi 1,000 shtetas francezë u janë bashkuar grupeve esktremiste që luftojnë në Siri dhe Irak.Publikimi i videos vjen tri javë pas sulmeve terroriste në Paris, që kanë lënë të vrarë 17 persona.Videoja përdor pamje të njohura nga faqet e internetit të xhihadistëve si skena të luftëtarëve që festojnë në Irak dhe në Siri.Por skenat e festimeve ndërthuren me pamje më të errëta që tregojnë anën tjetër të konflikteve atje. Xhirimet pa ngjyra tregojnë njerëz që kryqëzohen apo hidhen nga shkëmbinjtë, apo tërhiqen zvarrë nga kamionë shoqërohen me mesazhin e qeverisë franceze: ferri në tokë.Në video u thuhet shikuesve se do të jenë bashkëpunëtorë në vrasje dhe jo pjesë e misioneve humanitare nëse shkojnë të luftojnë në një shtet të huajMesazhet e tjera u janë dërguar grave: Ju thonë se do të shkoni dhe do të ndërtoni familjen me heronjtë e tyre porn ë të vërtetë do të rrisni fëmijët në mes të luftës dhe terrorit.Drejtuesja e departamentit francez të komunikimit Christian Gravel tha se videoja do të publikohet gjerësisht në rrjette sociale me qëllim që të arrijë tek të gjithë të rinjtë.Shpresojmë që ata të tronditen," tha ajo. Qeveria franceze prej muajsh po përpiqet të luftojë terrorizmin përmes propaganfdës në internet.Sulmet vdekjeprurëse të tre javëve më parë kanë vënë në alarm autoritetet që janë fokusuar tek xhihadistët e kthyer në shtëpi pas lufrave në Irak dhe Siri pao te rekrutimet në masë që po bëhen përmes internetit.Minsitri i Brendshëm francez tha se muajin e ardhshëm do të takohet në SHBA me kompanitë e internetit në përpjekje për të gjetur përgjigje për këtë problem./Oranews.tv/