Ndërtimet në Mullet, INUK kallzon komunarin e Petrelës, Komuna: Shkresa s’është hedhur në sistem
Në Mullet të Tiranës po bëhet një ndërtim në një nga fshatrat turistikë të kësaj zone. Kjo është pjesë e administrimit të komunës Petrelë dhe Inspektoriati Urbanistik Kombëtar ka kallëzuar penalisht kryetarin e komunës Ylli Kupi dhe stafin e tij se ky ndërtim nuk është hedhur në regjistër dhe akuza është "shpërdorim detyre e kryekomunarit".Drejtorja e INUK Dallëndyshe Bici tha se komuna nuk ka marrë asnjë nga masat e parashikuara nga ligji, për mbrotjen e territorit.Dallëndyshe Bici: “Nisur nga këto shkelje ligjore, Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar kallëzon penalisht kryetarin e Komunës Petrelë, Ylli Kupi, si dhe anëtarët e Këshillit Teknik të kësaj Komune, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës të kryer në bashkëpunim”. Ata nuk kanë marrë asnjë nga masat e parashikuara nga ligji, në kuadër të mbrojtjes së territorit, si dhe drejtimin e zhvillimit të territorit”Iu drejtuam komunës së Petrelës. Për shkak të një mbledhje në prefekturë kreytari i komunës nuk gjendej në zyrë ndërsa zyrtarët e tjerë na sqaruan mbi procedurën e ndjekur për këtë ndërtim. Sipas komunës Petrelë për subjektin në fjalë është marrë leja e ndërtimit më dt 6 mars 2014 dhe shkresa mban protokollin 36. Shkresa zyrtare i është dorëzuar Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit në muajin nëntor të 2014 që ky vendim të hidhej në regjistër por proceduara nuk është bërë nga AKPT për shkak të një problemi teknik të sistemit.Makineritë në këtë tokë nuk po punojnë ndërsa hapësira sipas INUK ku do të ndërtohen komplekse banim është 24 mijë e 500 metër katror.