Një prej pengjeve të Sidneit u vranë nga plumbat e policisë
Një prej viktimave të pengmarrjes në kafenenë në qendër të Sidneit muajin e kaluar ka mbetur i vrarë nga plumbat rikoshet të policisë gjatë aksionit për t'i liruar. Konfirmimi vjen pas hetimit që po kryhet për ngjarjen nga autoritetet australiane.Avokatja Katrina Douzon, 38 vjeç, është vërtetuar se ka humbur jetën pasi është goditur nga plumbat apo fragmentet e plumbave të forcave speciale që mësynë lokalin ku mbahej peng me disa persona të tjerë. Ndërsa menaxheri i lokalit, 34-vjeçari Tori Xhonson, është ekzekutuar nga pengmarrësi iranian pa paralajmërim.Xheremi Gormli, këshilltar i Prokurorisë së Një Sauth Uellsit, tha se gjatë hetimeve të mëtejshme do të analizonte me detaje çdo të shtënë të realizuar nga policia, por edhe nga pengmarrësi Harun Monis, gjatë operacionit të 16 dhjetorit në kafanenë Lindt në qendër të Sidneit, ku mbeti i vrarë dhe vetë pengmarrësi.Deri tani nuk është vërtetuar asnjë kontakt mes Monisit dhe Shtetit Islamik para pengmarrjes, por hetuesit do të përpiqen të tregojnë edhe sesi Monis arriti të pajisej me armë dhe të lirohej me kusht, ndërkohë që akuzohej për bashkëpunim në vrasjen e ish-gruas së tij dhe kishte mbi 40 akuza për abuzime seksuale.