Konflikti me firmën, Kryekomunari në mbrojtje të banorëve të fshatit Gjinaj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Janar 2015, 09:43
Pas konfliktit të banorëve të komunës Gjinaj në Has me kompaninë private që shfrytëzon hekur-nikelin në zonë, Prefekti i ka ulur në një tryezë me përfaqësues të firmës. Kompania ka liçencë, por nuk ka punuar sipas kontratës, tha Gjici duke u dalë në mbështetje banorëve.Edhe për kryekomunarin e Gjinajt, kompania private ka dëmtuar interesat e fshatit, ndaj dhe banorët u ngritën në protestë.Pak ditë më parë, banorët e Gjinajt protestuan pasi nga kompania është dëmtuar rruga e vetme që e lidh fshatin me Kukësin dhe Hasin.