Përplasja për Qëndrën e Rinisë, Bashkia padit Ardian Çipën
Bashkia e Tiranës ka depozituar një tjetër kallëzim penal për ndërtesën në “Rrugën e Kavajës”, kësaj here ndaj Shefit të komisariatit numer 4, Armir Shallolli dhe Drejtorit te policise se qarkut, Ardian Çipa.Bashkia i akuzon funskionarët e policisë per kryerje te veprimeve arbitrare ne kundershtim me ligjin, të cilët sipas saj kanë penguar punonjesit shteterore ne kryerjen e detyres se tyre te ligjshme.Bëhet fjalë për mbremjen e 27 janarit, ku punonjesit e INUV u shoqeruan ne komisarit pasi nuk po lejonin nje ndertim pa leje, sipas Bashkisë.Padia e sotme është në vazhdën e atyre të një dite më parë, ku Bashkia e kryeqytetit depozitoi kallëzimin penal për ministrin Veliaj dhe komisariatin e policisë numër 3 për shpërdorim detyre.Eno Bozdo, deklaroi se qeveria është hakmarrë duke arrestuar katër inspektorët e INUV, të cilët ishin në krye të detyrës.