Berat, borxhlinj te OSHEE, por qytetarët thonë se kanë shlyer faturat

Problemet e familjarëve që ndonëse kanë paguar detyrimet ndaj energjisë elektrike, rezultojnë debitorë ndaj OSHEE-së, vijojnë të jenë prezentë në rrethin e Beratit.Rastin më të fundit e denoncon një banor i fshatit Otllak, ndërkohë që në të njëjtën situatë ndodhen dhjetëra familje të tjera po në këtë fshat.Isuf Brahimit  i është kthyer përgjigjia nga OSHEE që duhet të hedhë në gjyq punonjësin e Postës që ka bërë abuzimin, ose të shlyejë 200 mijë lekë debinë nëse nuk dëshiron ti shkëpusin energjinë.Në komunën Otllak të Beratit, problemi me Postën ka dalë pasi punonjësit e OSHEE-së kanë shkuar për t'u prerë energjinë banorëve që ndonëse kanë paguar rregullisht faturat, figurojnë debitorë.Në një reagim të tij, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka sqaruar se ndaj abonentëve që pretendojnë se kanë kryer likujdimin e faturës së energjisë elektrike, se nuk aplikohet asnjë masë e ndërprerjes së energjisë elektrike deri në verifikimin përfundimtar të ankesës së tyre . Nëse abonenti i ka dokumentet e kërkuara që ka kryer pagesën, thuhet në reagim, pavarësisht se ajo nuk ndodhet e reflektuar në sistem, ndaj tij nuk merret asnjë masë dhe gjendja e tij debitore fshihet nga sistemi.