Kina reagon për pezullimin e privatizimit të portit të Pireut

Vendimi i qeverisë së re greke për të pezulluar privatizimin e portit të Pierut, më të madhit në vend, ka sjellë edhe reagimin e Kinës, e cila ishte ndër kandidatët për të blerë 67% të aksioneve. Skema e privatizimit ishte pjesë e kushteve të kreditorëve ndërkombëtarë të Greqisë, por qeveria e re e drejtuar nga radikalët e majtë të Syriza-s vendosi ta anullojë që në mbledhjen e parë të kabinetit të qeverisë."Jemi vërtet të shqetësuar për këtë vendim. Marrëdhëniet tona dypalëshe në ekonomi dhe tregti me Greqinë kanë qenë gjithmonë të mira. Bashkëpunimi i "Cosco Group" me autoritetin portual të Pireut në terminalin e kontenierëve ka qenë një histori suksesi dhe në interes të të dy popujve", tha zëdhënësi i ministri së tregtisë nga Ppekini.Ai gjithashtu tha se qeveria kineze do të ndiqte nga afër drejtimin që do t'I jepte vendit ekzekutivi i ri i dalë nga zgjedhjet e 25 janarit dhe i bëri thirrje Tsiprasit që të mbrojë të drejtat ligjore të kompanive kineze, pasi ekziston mundësia që projekti të anullohet plotësisht./Oranews.tv/