Paraburgimi i Vlorës, disa prej të arrestuarve e vuajnë aty të gjithë burgimin

Në paraburgimin e Vlorës ka edhe persona që i vuajnë aty të gjitha vitet e privimit të lirisë.Shpesh në baraburgimin e Vlorës ka 60% të paraburgosur më shumë se kapaciteti, ndonëse aktualisht në të janë 85 të burgosur nga 115 që është numri maksimal.Për kreun e paraburgimit, Bashkim Habili, shqetësuese janë vonesat e hetimit ku këta persona qëndrojne 2-3 vite ne pritje te mbylljes së çështjes së tyre.Ndër institucionet problematike, Habili ka listuar Apelin e Vlorës, por edhe mosprezencën e avokatëve në salla gjyqi.Paraburgimi i vlorës është njëkohësisht një nga dy institucionet në rang vendi për paraburgimin e të miturve.