Qeveria miraton ngritjen e Agjencisë për Zbatimin e Reformës Territoriale

5 muaj para zgjedhjeve dhe kur opozita vijon ta quajë një reformë të njëanshme, qeveria ka miratuar ngritjen e Agjencisë për Zbatimin e reformës teritoriale.Sipas vendimit të qeverisë, AZRT-ja ka gjithsej 12 punonjës, Drejtori i Përgjithshëm i të cilës emërohet, lirohet ose shkarkohet me urdhër të Kryeministrit, me propozimin e Ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore.Agjencia për zbatimin e reformës teritoriale ka si mision dhënien e ndihmës për garantimin e vazhdueshmërisë së funksioneve dhe shërbimeve publike, në nivel vendor, në kuadër të zbatimit të reformës administrativo-territoriale.Agjencia ka si qëllim mundësimin e zbatimit të reformës administrativo-territoriale, nëpërmjet bashkërendimit të të gjitha masave, proçeseve dhe mbështetjes administrative deri në arritjen e funksionalitetit të plotë të 61 Bashkive të reja.