Vlorë, zbulohet laboratori për paketimin e kanabisit,sekuestrohen 150 kg drogë
Pas atij të Xibrakës në Elbasan, policia ka zbuluar një tjetër laborator droge, këtë radhë në Vlorë. Blutë e qytetit bregdetar gjatë operacionit të koduar "Mifoli" kanë zbuluar një laborator ku paketohej lëndë narkotike në zonën e Novoselës.Gjatë kontrollit në vendngjarje u sekuestruan dhe 150 kg kanabis sativa e presuar dhe e ndarë në 30 qese. Gjithashtu në laborator u gjetën dhe mjetet që përdoreshin për të bërë gati lëndën narkotike.Laboratori dhe lënda narkotike u gjet në banesën në pronësi të shtetasit Agron Velaj, person me preçedent të mëparshëm penal.Ndërhyrja e policisë u bë pak para mesnatës së të mërkurës.Në momentin e ndërhyrjes së policisë, Agron Velaj po udhëtonte drejt banesës me një automjet tip fuoristradë dhe sapo ka pikasur efektivët, është larguar menjëherë në këmbë në drejtim të paditur duke braktisur makinën.Gjatë kontrollit në banesë janë gjetur familjarë të tij të cilët janë marrë në pyetje.Policia ka sekuestruar edhe 2 automjete, të cilat janë në pronësi të Agron Velajt. Uniformat blu kanë shpallur në kërkim 47-vjeçarin me preçedentë të mëparshëm penalë.Po kështu në kërkim nga blutë është shpallur edhe Luan Velaj dhe një person i tretë ende i paidentifikuar.