Tokat e përmbytura në Kukës, Prefekti thotë se çështja po studiohet

Banorët e Kukësit, kanë kërcënuar me grevë urie dhe kanë paralajmëruar se do organizojnë protesta të dhunshme, nëse qeveria nuk ndërhyn për zgjidhjen e problemit të tokave të përmbytura nga liqeni i Fierzës.Përfaqësues të protestuesve janë takuar me Prefektin e Qarkut të Kukësit, Safet Gjicin, i cili ka deklaruar se në Kryeministri është ngritur një grup pune që po studion çështjen dhe sapo të përfundoje verifikimi i personave që janë dëmshpërblyer, atëherë palët do të ulen në bisedime.Shoqata e Tokave të Përmbytura pritet t'i drejtohet edhe trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, në mënyrë që çështja e pronave të tyre të marrë zgjidhje përfundimtare.