Misteri i pengjeve të ISIS, raportime për shkëmbimin me një terroriste
Japonezi Kenji Goto Jogo dhe piloti jordannez Muadh Al Kassasbe, të dy të marrë peng nga terroristët e Shtetit Islamik janë liruar në këmbim të terroristes irakene Sajida Rishawi, e cila është dënuar me vdekje nga drejtësia jordaneze.Lajmi bëhet publik nga rrjeti Al Jazeera, i cili konfirmon se posedon një mesazh audio të një prej krerëve të Shtetit Islamik.Sipas saj ektremistët kanë postuar një video në twitter, në të cilën deklarojnë se kanë liruar pengun japonez pas lirimit prej Jordanisë të Sajida al-Rishawi, kamikazës irakiane që u arrestua në vitin 2005, pas një përpjekjeje të dështuar për të hedhur veten në erë.Lajmi dhe ngjarja është e mbuluar nga misteri, pasi disa media ndërkombëtare shkruajnë se pengjet nuk janë liruar. Gjithsesi në rrjetet sociale të lidhura më Shtetin Islamik ISIS njoftohet se Sajida ndodhet në 'tokën e Shtetit Islamik' si pjesë e një marrëveshjeje me Jordaninë.Për momentin informacionet nga kjo marrëveshje nuk janë zyrtare dhe nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur, por në rrjete sociale të lidhura me ekstremistët thuhet se pengu japonez është rrugës për në Jordani, ndërkohë që për fatin e pilotit jordanez nuk jepet asnjë detaj.Ngjarja vjen pasi qeveria jordaneze pranoi propozimin e Shtetit Islamik për shkëmbimin e ekstremistes irakiane duke njoftuar se gjithçka bëhej për të garantuar jetën e pilotit al-Kasasbeh.