Ndërkombëtarët nuk qetësojnë dot opozitën, Kurti: Protestat do vijojnë
Protesta e dhunshme në Prishtinë kanë trazuar politikën kosovare dhe faktorin ndërkombëtar, i cili pavarësisht tentativës, nuk arrin të qetësojë opozitën.Teksa qeveria e konsideron politike dhe tentavë të opozitës për të marrë pushtetin, liderët e Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe Visar Ymeri deklarojnë qartë se nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre.Në takimin me kreun e zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zhbogar, organizatorët e protestës deklaruan qartë se nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre si shkarkimi i Ministrit Aleksandër Jabllanoviç dhe shndërrimi i Trepçës në ndërmarrje të veçantë publike.Për pasojë, Kurti thotë që edhe protestat do të vijojnë. Kurse lideri Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Haradinaj është takuar me Ambasadoren amerikane në Kosovë, Trejsi En Xhekobson, ku ka shprehur jo vetëm mbështjetjen ndaj Vetevendosjes, por edhe ndaj kërkesave të protestuesve, duke i quajtur legjitime. Por kryeminsitri i Kosovës Mustafa në mbledhjen e qeverisë deklaroi:“Policia e Kosovës, si një institucion i pavarur kushtetues, e ka mbështetjen e plotë të Qeverisë, për të mbrojtur objektet shtetërore dhe pronat publike nga partitë politike, të cilat po keqpërdorin qytetarët për përfitime politike, me qëllim që të krijojnë trazira dhe të vijnë në pushtet me forcë. Trepça nuk mbrohet me dhunë ndaj policisë dhe shkatërrim të pasurisë shtetërore.Trepça tashmë është mbrojtur me Ligji që pamundëson likuidimin e saj dhe do të mbrohet përfundimisht me Ligjin e veçantë, për të cilin janë dakorduar Qeveria, minatorët dhe menaxhmenti i kompanisë. Trepça nuk mund të mbrohet nga ata që shkatërrojnë dhe e vandalizojnë zemrën e Prishtinës, kurse e kanë marrë mandatin ta ndërtojnë Prishtinën”.Sa i përket shkarkimit të Jabllanoviç nuk ka sinjale për shkarkim të tij, ndërsa Ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni u tregua edhe më i ashpër.Kurse kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, do të ndiqet penalisht nga Prokuroria e Shtetit. Pas arrestimit në protestë dhe lirimit pas 30 minutash, Ahmeti akuzohet për “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm", duke rrezikuar nga gjashtë muaj deri në 5 vjet burg.Bilanci i protestës së të martës ishte i ngjashëm me një ditë në zonat e nxehta të luftimeve: 72 oficerë të plagosur dhe 170 civilë të dërguar në urgjencën e Qendrës Spitalore të Prishtinës për mjekim.Dy prej oficereve të plagosur janë në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërkohë numri i të arrestuarve është rreth 160.Në përleshje ra në sy mospërfshirja e forcave paqeruajtëse të NATO-s apo të qindra oficerëve të Bashkimit Europian që janë vendosur në Kosovë.