Ministrja greke e Emigracionit premton pasaporta për fëmijët e emigrantëve
Ministrja greke e Emigracionit, Tasia Kristodulopulu, ka bërë të ditur në një intervistë radiofonike se qeveria e re e Aleksis Tsipras do të përmbushë premtimin për dhënien e nënshtetësisë greke për të gjithë brezin e dytë të emigrantëve apo fëmijëve të tyre të lindur në Greqi.Kjo është hera e parë që një qeveri greke ka një ministri të tillë në përbërje, duke rikonfirmuar kështu qasjen pozitive të Syriza-s ndaj qindra mijëra emigrantëve që jetojnë në Greqi, ku një pjesë e mirë janë shqiptarë."Edhe kur kemi qenë në parlament si opozitë kemi bërë presion që fëmijëve t'u jepet nënshtetësia. Kemi ndërmand ta zhbëjmë këtë padrejtësi që u është bërë këtyre fëmijëve, që kanë lindur dhe janë rritur në Greqi, e nuk njohin vend tjetër", tha Kristodulopulu./Oranews.tv/