Shqiptarët e Malit të Zi, pritet marrja e një statusi të veçantë për komunën e Tuzit

Për shqiptarët e komunës Urbane të Tuzit, marrja e statusit të veçantë që përkthehet në pavarësi ekonomike, konkretizim të një plani urbanistik që aktualisht mungon si dhe investime më të mëdha për zhvillimin e zonës, është një premtim që nuk është konkretizuar asnjëherë.Por me shumë gjasa drita jeshile pritet të ndizet këtë vit cka pohohet nga Deputeti i Partisë Demokratike-Socialiste Cernogorase, në Mal të Zi Nikoll Gegaj, pjesë e kualicionit qeverisës dhe njëherësh ish kryetar i kësaj komune gjatë një interviste për "Ora News"Gegaj nuk harron të ndalet tek ngërçi i krijuar shpesh edhe në debatet e krijuara mes shqiptarëve se si do të quhet kjo njësi vendore, komuna Urbane e Tuzit apo komuna e Malësisë.Shqiptarët në Mal të Zi kanë vuajtur gjatë këtyre viteve për të drejtën për arsimim në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet, kanë të pambrojtur trashëgiminë kulturore dhe janë privuar nga përdorimi lirisht i simboleve kombëtare.